Bursa pranë start-it – Trajnon brokerat për sistemin e tregtimit
Bursa Shqiptare e Titujve nisi këtë javë një trajnim me brokerat e licencuar, për përdorimin e sistemit elektronik të tregtimit.
Në një intervistë për Tv Scan, drejtori i përgjithshëm, Artan Gjergji, shprehet se bursa është në hapat e fundit dhe shumë shpejt do të nisë operacionet.
Pritet që në janar 2018 bursa të fillojë tregtimin e titujve të qeverisë shqiptare.
Javën e kaluar, Banka e Shqipërisë miratoi disa ndryshime në rregullore, që mundësojnë anëtarësimin e Bursës Shqiptare të Titujve në sistemin qendror të regjistrimit dhe shlyerjes së titujve, AFISaR.
Kjo i hap rrugë nisjes, së shpejti, të operacioneve të tregtimit në bursën e parë private shqiptare.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.