Buxheti i Italisë – Komisioni i BE propozime javën e ardhshme
Komisioneri Europian i Ekonomisë, Pierre Moscovici tha gjatë ditës së sotme se krahu ekzekutiv i BE do të bëjë propozime javën e ardhshme që synojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Italinë lidhur me deficitin e tij buxhetor. Moscovici tha se ai preferon dialogun ndaj sanksioneve si një mjet për të zbatuar rregullat buxhetore të bllokut.
“Nëse ata nuk i respektojnë rregullat fare, do të jetë e nevojshme që Komisioni Europian dhe shtetet europiane të marrin përgjegjësitë e tyre. Europa është gjithashtu një bashkëpronësi, ka rregulla që të gjithë duhet të respektojnë” -tha ai, duke shtuar se “Tani për tani motoja ime është: dialogu, dialogu, dialogu”. Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini tha se Komisioni Europian mund vendos një gjobë prej 3 miliardë euro për Italinë për thyerjen e rregullave të BE-së për shkak të borxhit në rritje dhe nivelit të deficitit strukturor. Italia ka thënë se do të respektojë rregullat fiskale të bllokut në buxhetin e saj të ardhshëm.
Komisioneri Europian i Ekonomisë, Pierre Moscovici tha gjatë ditës së sotme se krahu ekzekutiv i BE do të bëjë propozime javën e ardhshme që synojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Italinë lidhur me deficitin e tij buxhetor. Moscovici tha se ai preferon dialogun ndaj sanksioneve si një mjet për të zbatuar rregullat buxhetore të bllokut.
“Nëse ata nuk i respektojnë rregullat fare, do të jetë e nevojshme që Komisioni Europian dhe shtetet europiane të marrin përgjegjësitë e tyre. Europa është gjithashtu një bashkëpronësi, ka rregulla që të gjithë duhet të respektojnë” –tha ai, duke shtuar se “Tani për tani motoja ime është: dialogu, dialogu, dialogu”. Zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini tha se Komisioni Europian mund vendos një gjobë prej 3 miliardë euro për Italinë për thyerjen e rregullave të BE-së për shkak të borxhit në rritje dhe nivelit të deficitit strukturor. Italia ka thënë se do të respektojë rregullat fiskale të bllokut në buxhetin e saj të ardhshëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.