Certifikatat e transportit/Nga 1 qershori, risi për më shumë se 3200 mjete dhe 765 subjekte
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton një thjeshtim të ri të procedurave, duke bërë të mundur marrjen e Certifikatës së Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave për të Tretë e me Qira dhe Certifikatën e Transportit Multilateral në vendet anëtare të ECMT/CEMT, duke aplikuar online.
Në këtë mënyrë, synohet të ulet kostoja dhe harxhimi i kohës së qytetarit nëpër institucione
Referuar njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ky shërbim lehtëson 765 subjekte dhe 3215 mjete. Sistemi nis funksionimin në datën 1 qershor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.