Çfarë blenë shqiptarët më shumë në pandemi? – Nga automjetet e përdorura, tek konsumi i “fuqishëm” i birrës
Të ardhurat nga TVSH-ja duket se kanë mbajtur peshën më të rëndësishme të të ardhurave doganore në 8 muajt e parë të vitit. Por çfarë u importua më shumë gjatë periudhës Janar-Gusht dhe cfarë u konsumua më shumë? TVSH-ja doganore ka kontribuar në buxhet me afro 17.1 miliardë lekë më shumë në 8 muajt e parë të vitit.
Ndikimin më të madh e ka dhënë rritja e rritje e importit të mallrave për konsumit të përditshëm dhe rritja e karburantit të importit përkatësisht me nga 3 miliardë lekë. 2.1mld lekë më shumë janë mbledhur nga rritja e importit të automjeteve të përdorura; 2 mld lekë më shumë nga rritja e importi i metaleve bazë; 900 mln lekë rritje, ka njohur importi i veshjeve, tekstile; 852 mln lekë më shumë, konstruksionet metalike dhe 600 mln lekë më shumë, gaz i lëngshëm.
Nga ana tjetër kontribut të kënaqshëm në të ardhura ka dhënë dhe akciza me 5.2 miliardë lekë më shumë se 8 mujori 2020. Në këtë zë, ka ndikuar rritja e importit të karburantit me 2.8 mld, rritja e importit të cigareve me 2 mld lekë dhe rritja e importit të birrës me rreth 180 mln lekë, etj. Ndërkohë që 767 mln lekë më shumë janë mbledhur vetëm si taksë doganore nga importi mallrave me origjinë kryesisht kineze. Në periudhën Janar-Gusht janë importuar 62 milionë litra birrë, sasia më e lartë e regjistruar në 6 vite.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.