Çfarë duhet të presim nga ekonomia? – Parashikimi në Argument: 2020, njësoj ose më keq se 2019
Gjatë emisionit “Argument”, të enjten në mbrëmje u diskutua gjerësisht për situatën aktuale të ekonomisë si dhe pritshmëritë për të ardhmen, e sidomos vitin e ardhshëm fiskal. Për pjesën dërrmuese të të ftuarve në panel, viti i ardhshëm nuk pritet të jetë shumë i ndryshëm nga viti aktual, e madje për disa, pritet të ketë një performancë edhe më të dobët duke qenë se do të trashëgojë problemet e vjetra.
Ndërkohë, të ftuarit kanë folur edhe për performacën e sezonit të verës, duke vënë në dukje një rënie krahasuar me një vit më parë, në konsum dhe në turistë. Madje, sipas Priftit, Gushti ka shënuar një rënie me 30% të mbledhjes së TVSH të brendshme, pavarësisht aksionit anti-informalitet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.