Çfarë ndodhi në shkollën e Fierit ku u helmuan nxënësit dhe stafi? Policia zbardh ngjarjen dhe procedon penalisht dy nxënës 15 vjeçarë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorisë Fier, zbardhën ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku si pasojë e përdorimit të një sprajti me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës, disa nxënës shfaqën shqetësime me frymëmarrjen dhe pasi morën ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Fier, u larguan për në banesë.
“Në përfundim të veprimeve hetimore rezultoi se sprajti ishte përdorur nga 2 nxënës të kësaj shkolle, konkretisht A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç, të cilët u proceduan penalisht” njofton Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Në Fier, në shkollën 9 vjeçare “Janaq Kilica” dhjetëra nxënës dhe staf punonjësish u helmuan dhe si rrjedhojë u dërguan me urgjencë mesditën e së mërkurës si pasojë e problemeve në rrugët e frymëmarrjes.
Rasti përsëritej për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.