Kursi i këmbimit valutor – Zhvlerësohet ndjeshëm monedha vendase. Paundi fiton më shumë se 1 pikë – Sa këmbehen sot Euro, Dollari dhe Franga?

Monedha europiane këmbehet sot me 122.5 lekë në blerje dhe 123.2 lekë në shitje duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me ditën e djeshme.
Sipas tregut valutor vendas Paundi britanik pas një rënie të ndjeshme ditën e mërkurë ka fituar pikë këtë të enjte duke u blerë me 141 lekë dhe shitur me 142.5 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan sipas kursit të këmbimit lokal, është rritur me 0.4 pikë në raport me dje duke u blerë sot me 110.1 lekë dhe shitur me 110.8 lekë.
Franga zvicerane është forcuar gjithashtu ditën e sotme duke u blerë me 114.4 lekë dhe shitur me 115.2 lekë krahasuar me një ditë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.