“Çlirimi i ekonomisë”, Basha publikon videon: “2.7 miliard euro tendera në 4 vjet, 1 në 3 pa garë ”
Opozita ka publikuar detaje të tjera nga platforma për çlirimin e ekonomisë të emërtuar “kundër korrupsionit dhe oligarkisë”.
Në një video të postuar në rrjetet sociale nga kreu i Partisë më të madhe opozitare Lulzim Basha shkruhet se në 4 vite janë zhvilluar 2.7 miliard euro tendera, nga të cilët 1 në 3 ka qenë pa garë.
Ndërkohë, sipas videos së publikuar, janë 753 milion euro për fasada e luks e 252 milionë euro për klientë, miq e familjarë të kryeministrit. Videoja e publikuar nga kreu i Partisë Demokratike mbyllet me paralajmërimin se “me ligjin antimafia askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion”
Ja si vidhen dhe grabiten paratë dhe pasuritë publike nga Rama dhe oligarkët:
Posted by Lulzim Basha on Sunday, October 7, 2018
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.