Çmimi i naftës ulet me 6 lekë – Ari i zi shitet me 231 lekë/litër deri më 2 prill!
Mëngjesin e së premtes hynë në fuqi çmimet e reja të Bordit të Transparencës, ku nafta tregtohet tashmë me 231 lekë për litër, nga 237 lekë deri një ditë më parë. Çmimi i benzinës është 212 lekë për liter dhe gazi në 115 lekë për liter.
Bordi i Transparencës rikujton se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën Për përcaktimin e çmimit final të karburanteve,
Bordi ka si referencë çmimin e shpallur nga bursa në Platts i një dite më parë nga mbledhja, ndërsa më pas i shtohet një vlerë prej 20 USD/ton, taksat, tatimet, si dhe marzhi i fititimit për kompanitë e tregtimit me shumicë dhe ato me pakicë të karburanteve, që është respektivitisht 1% dhe 5%.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.