Conte njofton masa të reja të Covid-19: “Italia duhet të shmangë patjetër një karantinë të dytë kombëtare”
Kryeministri Italian, Giuseppe Conte, tha se qeveria është e vendosur për të shmangur një karantinë të dytë kombëtare, ndërkohë që prezantoi masa të tjera për të parandaluar rritjen e rasteve me Covid-19. Conte lajmëroi se kryetarët e bashkive do të kenë fuqinë për të mbyllur sheshet publike nga ora 9 e mbrëmjes, ndërkohë që rastet ditore arritën një rekord të ri prej 11,705 në 24 orët e fundit.
“Këto masa do na japin mundësinë të përballemi me valën e re të virusit, që po godet jo vetëm italinë, port ë gjithë Europën. Nuk duhet të humbasin kohë. Ne duhet të veprojnë duke përdorur të gjithë masat, në mënyrë që të shmangim një karantinë tjetër kombëtare” tha Conte.
Conte shtoi se vendi nuk mund të përballojë dot një ndalesë tjetër ekonomike. Përveç se kanë mbyllur qendrat e basteve nga ora 9 dhe garat amatore të sportit, autoritetet po konsiderojnë mbylljen e palestrave dhe pishinave, pasi të zhvillohen kontrolle të reja të protokolleve të sigurisë. Restorantet dhe dyqane të tjera ushqimore, do të lejohen të qëndrojnë të hapura deri në mesnatë, por do t’i shërbejnë vetëm klientëve të ulur në tavolina, pas orës 6.
Qeveria do të rrisë gjithashtu punën në distancë në administratën publike dhe po i kërkon shkollave të mesme që të krijojnë orare të reja, për të shmangur turmat në trasnportin publik. Italia ishte vendi i parë në Europë që u godit rëndë nga Covid-19 dhe ka normën e dytë më të madhe të vdekjeve në continent pas Britanisë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.