Conte siguron italianët – “Buxhetin nuk na e dikton Brukseli, e bëjmë vetë”
Kryeministri italian, Giuseppe Conte u shpreh se buxheti i vitit 2019 është shkruar nga Italia dhe jo nga Brukseli. Kështu, në konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarët, Conte deklaroi se, buxheti i Italisë nuk është diçka që diktohet nga Komisioni Europian. Ndër të tjera, ai shtoi se, bisedimet mes Brukselit dhe Romës zyrtare janë fokusuar te shifrat përfundimtare dhe jo te masat që përmban ky buxhet.
Ndër të tjera, ai konfirmoi për gazetarët duke garantuar italianët se Italia nuk është aspak nën ndonjë lloj mbikëqyrje të veçantë nga ana e Komisionit Europian. Më 19 Dhjetor, Komisioni Europian arriti një marrëveshje me Italinë për buxhetin e vitit 2019, pas muajsh negociata, duke shmangur kështu sanksionet ndaj Romës.
Por, këto ndryshime çuan në rishikim rrënjësor të buxhetit dhe pritet ende miratimi i dhomës së ulët të parlamentit, brenda fundit të vitit. Në të kundërt më 1 Janar vendi do të jetë pa buxhet. Ligji italian parashikon një financim automatik të shtetit më 1 Janar në rast se buxheti nuk është aprovuar.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.