Coronavirusi – Shënohet viktima e parë në Europë
Ministri i shëndetësisë në Francë, Agnès Buzyn ka konfirmuar se një turist kinez vdiq nga virusi në Francë, duke shënuar viktimën e parë nga virusi në Europë.
Buzyn tha se njeriu i paidentifikuar mbërriti në Francë në 16 janar, dhe u shtrua në një spital në Paris në 25 janar.
“Gjendja e tij ishte përkeqësuar shpejt dhe ai kishte qenë në gjendje kritike për disa ditë,” tha Buzyn në një deklaratë televizive, raportoi New York Times.
BBC gjithashtu raportoi Buzyn duke thënë se vajza e viktimës gjithashtu ka virusin, por besohet se po shërohet.
11 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Francë vetëm në një javë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.