Ç’po ndodh me Brexit? Kryenegociatori thotë se këtë javë ka marrëveshje, por çështja e peshkimit mbetet e pazgjidhur
Një marrëveshje tregtare dhe sigurie pas Brexit mund të nënshkruhet që këtë javë pasi Boris Johnson bëri një pranim gjatë fundjavës, kryenegociatori i BE, Michel Barnier, u ka thënë ambasadorëve të bllokut në Bruksel.
Barnier tha se pranimi i kryeministrit për nevojën për një mekanizëm traktati për të siguruar konkurrencën e ndershme pasi standardet rregullatore ndryshojnë me kalimin e kohës i kishte zhbllokuar bisedimet. Komentet e tij erdhën pavarësisht sugjerimeve nga Downing Street që një dalje pa marrëveshje mbetet e mundshme.
Barnier tha, megjithatë, se negociatat për hyrjen e BE në ujërat britanikë të peshkimit kishin shkuar mbrapsht. Mbretëria e Bashkuar paraqiti një letër mbi peshkimin të hënën, vetëm për ta hequr atë nga tryeza e negociatave të enjten, pretendoi ai.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.