Credins modernizohet në Vorë- Gjithmonë e më pranë klientëve me teknologji dhe infrastrukturë
Credins Bank është duke rimodeluar degët e saj në të gjithë Shqipërinë duke implementuar teknologjinë më të fundit në infrastrukturën e ambienteve të veta.
Projekti ka nisur prej kohësh dhe më së fundmi, pjesë e infrastrukturës moderne është bërë dega e Credins në Vorë. Kjo degë operon prej vitesh në këtë zonë dhe është e lokalizuar në qendër të qytetit të Vorës.
Me rimodelimin e sapo përfunduar, shumëllojshmëria e produkteve dhe shërbimeve është dizajnuar për të përmbushur në mënyrë bashkëhore nevojat dhe kërkesat e klientëve, jo vetëm për sa i përket profesionalizmit nga ana e stafit të Credins, por edhe për sa i përket ambienteve sa më komode gjatë qëndrimit të tyre në bankë.
Rimodelimet e njëpasnjëshme të degëve përkatëse, janë një proces i nisur kohë më parë nga Credins Bank. Deri më tani, janë rinovuar plot 17 degë të Credins, duke përfshirë 11 degë në qarkun e Tiranës, degët në Korçë, Shkodër, Fushë- Krujë, Elbasan si dhe në Fier. Credins Bank do të vazhdojë me implementimin e infrastrukturës moderne në të gjitha degët e veta, duke ecur me hapat e teknologjisë, me qëllim për t’ju gjendur sa më pranë klientëve.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.