Dalin në ankand shënimet e Albert Anjshtajn për një jetesë të lumtur – Shiten për 1.56 milion dollar
Dy shënime të shkruara nga Albert Anjshtajn të cilat përshkruajnë teorinë e tij për jetesën e lumtur, janë shitur në një shtëpi ankandi në Jerusalem për 1.56 milion dollar.
Anjshtajni ia dha shënimet e tij një korrieri në Tokio në vitin 1922 në vend të një këshille.
Sapo dëgjoi që ai kishte fituar çmimin e lakmuar i tha korrierit se nëse ai është me fat, shënimet e tij një ditë do të bëheshin të vlefshme.
Anjshtajni sugjeroi në shënimet e tij se arritja e një qëllimi të gjatë të ëndërruar nuk do të garantonte domosdoshmërisht lumturinë.
Fizikani gjerman kishte fituar çmimin Nobel për fizikë dhe ishte në Japoni në një turne leksionesh kur korrieri erdhi në dhomën e tij për të sjell dërgesën por, Anjshtajn nuk kishte para për ta shpërblyer atë.
Kështu që në vend të parave, ai i dorëzoi korrierit një letër të nënshkruar ku shkruhej një fjali në gjermanisht:
“Një jetë e qetë dhe e përulur do të sjellë më shumë lumturi se sa ndjekja e suksesit dhe shqetësimi i vazhdueshëm që vjen me të”.
Ndërkohë një tjetër shënim i fizikanit shkruar në të njëjtën kohë thotë; “Ku ka vullnet, ka një mënyrë”.
Ky shënim u shit për 240,000 dollarë dhe të dyja ofertat fituese për shënimet ishin shumë më të larta se sa çmimi i parashikuar përpara ankandit.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.