Dalja me marrëveshje e Britanisë – Do të sjellë rritjen e paundit në 1.36$
Paundi britanik do të rrite ndjeshëm nëse Britania del nga Bashkimi Europian me një marrëveshje tregtare, por nëse kjo dështon të ndodh, do të bjerë më tej, sipas një sondazhi të Reuters. Pasi pësoi rënien më të madhe në dy vite kundër euros gjatë muajit Maj, paundi mbeti i qëndrueshëm në Qershor, ndërkohë që tregjet presin liderin e ri të Partisë Konservatore, që do të bëhet edhe Kryeministri i Britanisë. Nuk është ende e qartë se kur apo si do të dalë Britania nga Bashkimi Europian dhe gara për kryeministrin që do të zgjidhet më 23 Korrik, do të ndikojë te ky rezultat.
Ish-Kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, që bëri fushatën e daljes nga Bashkimi Europian më 2016, pritet të mposhtë Ministrin e Jashtëm, Jeremy Hunt. Johnson ka premtuar një qasje më të ashpër për Brexit dhe ka thënë se Britania duhet të dalë më 31 Tetor me çdo kusht. Nëse nuk ka marrëveshje, paundi mund të bjerë në 1.17 dollarë në muajin pas shkëputjes. Por, nëse Britania del nga Europa me një marrëveshje tregtare, paundi do të rritet në një segment nga 1.30-1.36 dollarë, sipas sondazhit të Rueters. Megjithatë, kjo është ende poshtë nivelit përpara referendumit të Qershorit 2016.
Klevis Llaha /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.