Deklarimi i fitimit – Tatimet: 31 korriku, afati i fundit për dorëzimin e vendimit. Në rast vonese, parashikohen gjoba
Të gjithë personat juridikë dhe fizikë duhet të dorëzojnë pranë organeve tatimore vendimin për miratimin e rezultatit vjetor dhe destinimit të fitimit brenda datës 31 korrik. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, këta tatimpagues duhet që brenda 6 muajve nga data e mbylljes së vitit fiskal të kenë:
- Miratuar rezultatet financiare të vitit paraardhës
- Të jenë shprehur në lidhje me destinimin e fitimit pas tatimit
- Të kenë përcaktuar shumën e rezervave ligjore
- Pjesën që do të përdoret për investime ose për shtesë kapitali
- Pjesën që do të shpërndahet në formë dividenti nëse vendosin për një gjë të tillë
- Për çdo muaj vonesë në paraqitjen e këtij vendimi, sipas DPT-së ligji parashikon penalitet në masën prej 10 000 lekë.
Po ashtu, më tej Administrata Tatimore kujton tatimpaguesit se duhet të kryejnë pagesën e Tatimit mbi Disidentin deri në datën 20 gusht, nëse organi vendimmarrës ka marrë vendim për shpërndarjen e fitimit pas tatimit (dividenti).
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.