Dështon përpjekja e Theresa May – Parlamenti hedh sërish poshtë marrëveshjen Brexit
Përpjekja e fundit e Theresa May për marrëveshjen e saj të Brexit dështoi, pasi parlamenti nuk ka miratuar as këtë herë largimin nga Bashkimin Europian. Parlamenti kundërshtoi marrëveshjen e divorcit me 286 vota pro dhe 344 kundër, duke shënuar kështu humbjen e tretë për Brexit.
Ndërkohë, kryeministrja britanike deklaroi një ditë më parë se do të jepte dorëheqjen në rast se parlamenti miraton Brexit, por me sa duket as kjo përpjekje nuk ishte e mjaftueshme për të fituar.
Tashmë gjendet përballë tre opsioneve: të largojë vendin nga blloku pa një marrëveshje më 12 prill; të kërkojë nga Bashkimi Europian një zgjatje të afatit për të rishikuar strategjinë e saj të Brexit ose të mbajë zgjedhje të përgjithshme si një rrugëdalje nga ngërçi i krijuar për shkak të Brexit.
29 Marsi ishte paracaktuar edhe si dita kur Britania e Madhe do të largohej nga Bashkimi Europian.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.