Detajet/Si do të jenë armët e reja elektrike që do të përdorë policia italiane! Testohet fillimisht në 6 zonat
Tashmë është hapur rruga dhe është përcaktuar edhe lista e kuesturave. Nis eksperimenti i pistoletës që synon të ndalojë personat përmes shkarkesës elektrike dhe që lejon të kesh një alternativë tjetër kundrejt armëve të zjarrit. Do të nisë të aplikohet në Milano, Brindisi, Caserta, Catania, Padova e Reggio Emilia.
Qarkorja e firmosur nga kreu i drejtorisë antikrim ka nisur që prej 20 marsit. Sapo policët do të kenë matur efektet e të kenë bërë testet e nevojshme, do të aplikohet në të gjithë Italinë. Kjo procedurë do të përfshijë edhe karabinierët.
Që prej vitit 2014 është vlerësuar mundësia e kësaj përshtatje për forcat policore, mbi të gjitha për ato që janë në shërbim të ruajtjes së rendit publik. Por vetëm në muajt e fundit është arritur në një zgjidhje. Në fund të janarit është zgjedhur edhe modeli që do të përdoret.
Pistoleta elektrike e përzgjedhur është “X2 me shkarkesë elektrike dhe me intensitet të rregullt me kohëzgjatje të kontrolluar 5 sekonda, sistem shënjestre dopio me lazer e me mundësi për të goditur shënjestrën deri në 7 metra distancë”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.