‘Diktatori i fundit’ i Evropës infektohet me COVID-19 pasi u tha njerëzve se mund ta shmangnin atë duke pirë vodka dhe duke shkuar në saunë
Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko të martën njoftoi se ishte asimptomatik me COVID-19, por tha se tashmë po shërohej.
Lukashenko, i cili sundon në Bjellorusi për 25 vjet dhe shpesh referohet si “diktatori i fundit” i Evropës, ishte kundër vendosjes së ndonjë kufizimi për të parandaluar përhapjen e COVID-19 dhe më parë hodhi poshtë frikën mbi pandeminë si një “psikozë”.
Udhëheqësi bjellorus gjithashtu sugjeroi që njerëzit të pinë vodka dhe të shkojnë në saunë për të qëndruar të shëndetshëm dhe të mos infektohen nga virusi.
Lukashenko është kritikuar shpesh për abuzime të të drejtave të njeriut, veçanërisht për luftimin e aktivistëve të shoqërisë civile dhe mediave të pavarura. Bjellorusia është gjithashtu i vetmi vend evropian që vazhdon të përdorë dënimin me vdekje. Ai është përballur me protesta masive këtë verë pasi rivalët politikë u burgosën dhe kundërshtarët e tij kryesorë u ndaluan të garonin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Bjellorusisë më 9 gusht.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.