Dobësohet dollari amerikan, ndërsa paundi rikuperon humbjet – Euro i pandryshuar në 133.2 lekë
Dita e martë në kursin e këmbimit valutor ka parë një dobësim të dollarit amerikan në raport me lekun, duke u ulur me 0.2 lekë në shitje dhe blerje. Rënia e monedhës amerikane ka ardhur si pasojë e performancës së dobët në tregjet aziatike, ku jeni japonez premton shumë pas rizgjedhjes javën e shkuar të kryeministrit Shinzo Abe. Dollari është nën presionin edhe të politikave të brendshme, ku rreziku për një investigim të ish shefit të fushatës së Trump ka shkaktuar pasiguri mes investitorëve.
Euro ndërkohë vazhdon të ecë me të njëjtin hap me lekun, duet i cili vazhdon prej muajsh tashmë. Edhe ditën e sotme, euro është i pandryshuar në nivelin e 133.2 lekëve dhe blihet për 133.9 lekë. Në tregje ndërkombëtare, euro pati një rënia shumë të vogël, por qëndroi mbi nivelin më të ulët të tremujorit, të prekur ditën e premte.
Paundi britanik ka rikuperuar 0.5 lekët e humbura ditën e djeshme duke u rikthyer në nivelin e së premtes.
Një rritje të vogël këtë të martë e ka pësuar edhe franga zvicerane, ndërsa dollari kanadez dhe ai australian qëndruan të pandryshuara. Megjithatë valuta australiane mund të pësojë një rënie të lehtë ditët në vijim, për shkak të ndikimit të madh që ka ekonomia kineze, e cila pritet të reduktojë importet e burimeve nga Australia si qymyri dhe mineralet e hekurit.
Valuta | Shitet | Blihet |
EUR/ALL | 133.20 | 133.90 |
USD/ALL | 114.30 | 115.00 |
GBP/ALL | 151.00 | 151.80 |
AUD/ALL | 87.50 | 88.30 |
CAD/ALL | 89.00 | 89.90 |
CHF/ALL | 114.70 | 115.50 |
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.