Doganat bllokojnë sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë në Kakavijë
Specialistët e Strukturave të Drejtorisë Antitrafik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë bllokuar ilaçe kontrabandë në pikën kufitare të Kakavijës.
Kutia me një sasi të konsiderueshme me ilaçe kontrabandë është evidentuar gjatë procedurave të kontrollit në autobusin e linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues mjeti me inicialet V.V.
Drejtoria Antitrafik dhe Dega Doganore Kakavijë kanë bërë bllokimin e menjëhershëm të tyre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.