Doganat “përforcojnë” mbikëqyrjen! 3 vendstacione të reja për ndalimin e kontrabandës (FOTOT)
Flotës së sistemit të mbikëqyrjes në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave iu janë shtuar edhe 3 vend-stacione të reja pune dhe 8 monitorë. Pajisjet janë dhuruar nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe Forca Kufitare e Mbretërisë së Bashkuar.
“Këto pajisje plotësojnë përpjekjet e vazhdueshme për parandalimin, zbulimin dhe ndëshkimin e tregtisë së paligjshme dhe kontrabandës së mallrave, veprimeve korruptive e abuzive, monitorimin e cilësisë së shërbimit dhe mbrojtjen e konsumatorit” njofton ministrja e Financave Anila Denaj në një postim në faqen zyrtare në Facebook.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.