Fenomeni i kriptomonedhave – Bankat qendrore, studime dhe projekte eksperimentale
Kriptomonedhat janë ndër risitë më të rëndësishme në tregun financiar në vitet e fundit.
Bumi i përkohshëm i bitcoin dhe hedhja në qarkullim e disa kriptomonedhave të tjera ka tërhequr vëmendjen edhe të autoriteteve monetare.
Banka të ndryshme qendrore po kryejnë studime, madje edhe projekte eksperimentale për mundësinë e emetimit të monedhave dixhitale.
Banka e Shqipërisë prezantoi të enjten një studim lidhur me zhvillimin e kriptomonedhave dhe implikimet e mundshme të një përdorimi më të gjerë të tyre në të ardhmen.
Të paktën për një të ardhme të afërt, gjasat janë që kritomonedhat të ngelen një investim spekulativ dhe shumica e ekspertëve ngelen skeptikë rreth mundësisë së masivizimit të tyre.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.