DPT vijon takimet informuese – Ndalesa e radhës në Gjirokastër, diskutohet për ndryshimet e paketës fiskale
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijon takimet informuese në të gjithë Drejtoritë Rajonale të vendit në kuadër të ndryshimeve ligjore të Paketës Fiskale 2019. Ndalesa e radhës është bërë në atë të Gjirokastrës, ku morën pjesë mbi 3 ekonomistë dhe ekspertë kontabël.
Procedurat tatimore, tatimi mbi të ardhurat, tatimi mbi vlerën e shtuat dhe taksat kombëtare ishin edhe disa nga çështjet kryesore që ekspertët e Administratës Ta5timore diskutuan me pjesëmarrësit.
Ndërkohë, kreu i DRT Gjirokastër, Ilir Meta, tha se tatimpaguesit e këtij rajoni mund të marrin në çdo kohë informacione dhe asistencën e nevojshme për t’u njohur më mirë me ndryshimet ligjore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.