Drejt zgjidhjes ngërçi në BSH – Komisioni i Ekonomisë i hap dritën “jeshile” 6 kandidatëve
Duket se ngërçi i krijuar në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për shkak të mungesës së 6 anëtarëve do të zgjidhet së shpejti. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave i ka hapur dritën jeshile këtij procesi duke vlerësuar se të 6 kandidatët e propozuar plotësojnë kriteret ligjore, ndërsa janë zhvilluar seancat dëgjimore përballë deputetëve të mazhorancës, duke vënë theksin tek kontributi që do të japin në Këshill.
Fillimisht janë dëgjuar tre anëtarët e propozuar nga Këshilli i Ministrave, z. Ridvan Bode, znj.Suela Popa dhe znj. Edlira Ruçi. Po ashtu, janë dëgjuar edhe dy kandidatët e propozuar nga Kuvendi i Shqipërisë përmes fimrave të 28 deputetëve. Me kandidatin e tretë të propozuar nga Kuvendi, z. Arben Malaj, do të zhvillohet një seancë dëgjimore më vete, për shkak të mospranisë së tij në Shqipëri.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.