E ardhmja e transportit të mallrave! Risia inovative; kamionët elektrikë pa kabinë shoferi/ FOTO
Startup-i suedez i kamionëve, Einride, kohët e fundit zbuloi një linjë të re të kamionëve elektrikë, pa kabinën e shoferit ku zakonisht do të duhej të ulej një i tillë, por funksionaliteti i tyre është me kontroll nga distanca.
Në një njoftim për shtyp, Einride tha se kompania pret t’i nxjerrë në treg në 2021, me vizionin për të larguar kamionët tradicionalë me naftë. Sipas Einride, këta kamionë janë “e ardhmja e transportit të mallrave”.
Sipas startup-it, linja e re e kamionëve elektrikë pa kabinë mund të ndihmojë në uljen e kostove të karburantit deri në 70%, për çdo kompani. Nga ana tjetër, do të zvogëlojë edhe emetimin e karbonit deri në 90%.
Einride është themeluar në 2016 dhe bazohet në Stokholm. Në vitin 2019 ja doli të nxirrte me sukses një version të mëparshëm të kamionëve elektrikë autonomë, për të bërë dërgesa publikë në Suedi. Ata morën miratimin e përkohshëm rregullator për të lëvizur në rrugë publike, por për shtrirje të kufizuara, pa kaluar afërsisht 3.1 milje/ orë. Kompania është ende duke kërkuar të sigurojë miratime të plota rregullatore për prodhimin e saj të ri të kamionëve Pod për të drejtuar në rrugët publike me shpejtësi më të lartë.
Burimi: CNBC
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.