Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – E Shtunë, 28 Dhjetor 2019
Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë kjo javë është karakterizuar nga luhatje jo shumë të mëdha për të gjitha valutat e huaja.
Monedha europiane ka pësuar lëvizje shumë të lehta të vlerës duke e mbyllur javën në kuotën e 121.98 lekëve, çka është dhe vlera me e fortë e saj kundrejt lekut për këtë periudhë.
Ndërkaq Paundi britanik ka regjistruar luhatje të vazhdueshme gjatë 23-27 dhjetorit duke përfunduar në nivelin më të lartë ditën e premte prej 143.11 lekëve.
Ndërsa Dollari amerikan nuk ka shënuar ndryshime të rëndësishme të kuotës së tij duke përfunduar këtë javë në vlerën e 109.56 lekëve.
Franga zvicerane gjithashtu ka kapur nivelin më të të lartë të kësaj jave pikërisht ditën e djeshme duke u këmbyer me 112.17 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.