Edhe në Britani do të kufizohet reklamimi i basteve sportive, nga sezoni tjetër i Premier League
Shqetësimi gjithnjë e në rritje ndaj varësisë së lojërave dhe basteve sportive, ka bërë që televizioni britanik Sky të marr një vendim për shkurtimin në
Shqetësimi gjithnjë e në rritje ndaj varësisë së lojërave dhe basteve sportive, ka bërë që televizioni britanik Sky të marr një vendim për shkurtimin në mënyrë drastike të numrit të reklamave të lojërave të fatit, që transmetohen gjatë pushimit të ndeshjeve.
Gjiganti televiziv do të vendosë një kufi të reklamave të lojërave të fatit në pushimet komerciale në kanalet e saj që nga fillimi i sezonit tjetër të Premier League në gusht.
Aktualisht deri në katër reklama kompanish bastesh shfaqen gjatë çdo pushimi ndeshjes të drejtpërdrejta në Sky Sports.
Kufizimet do të zbatohen për të gjitha kanalet për të cilat Sky ka shitur të drejtat e transmetimit të sinjalit të eventeve sportive, përfshirë edhe Kanalin 5, i cili është në pronësi të grupit mediatik amerikan Viacom.
Të gjitha format e lojërave të fatit, duke përfshirë bingo dhe poker online, do të mbulohen nga rregullat e reja, shkruan “The Telegraph”.
Kufizimet e vetë-imponuara të reklamimit pritet ti kushtojnë Sky-in dhjetëra miliona paund në të ardhurat vjetore. Bastet e lojërave të fatit llogariten rreth 200 milionë paund në vit në shitjet e reklamave televizive dhe Sky mendohet të kontrollojë pothuajse gjysmën e tregut.
Nga 2020 Sky gjithashtu do të lejojë shikuesit të përjashtojnë tërësisht lojërat e fatit nga fashat publicitare. Teknologjia e ndërtuar do të bëjë që në “dritaret e saj” të vendosura në platformë dhe ato të operatorit kabllor Virgin Media do të zëvendësohen me reklamat alternative.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.