Efektet e reformave, Ahmetaj: U rrit ekonomia dhe besimi qytetar
Reformat e ndërmarra nga qeveria gjatë këtyre viteve kanë filluar të japin efektet e pritshme dhe kjo është shprehur në rezultatet konkrete të rritjes ekonomike të vendit.
Kështu u shpreh ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë një komunikimi me mediat, sipas të cilit, vijimi i reformave në mandatin e dytë të qeverisjes do të çojë në një rritje ekonomike prej 5.5 % në fund të 2021. Në analizën ekonomike që bëri Ahmetaj, rezulton se investimet e huaja direkte janë në vlerën 1 miliard euro, ndërsa borxhi publik ka rënë sipas parashikimeve.
Zbatimi i reformës në drejtësi është kyçe në rritjen e mirëqenies e punësimin e qytetarëve, tha Ahmetaj, i cili e vuri theksin tek efektet negative që sjellin në besimin qytetar dhe te investitorët situatat e paqëndrueshme politike.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.