Ekonomia e Britanisë rifiton vrull – Moti i ngrohtë dhe kampionati botëror nxisin konsumin
Ekonomia e Britanisë u rrit me normën më të shpejtë në 1 vit në tremujorin që përfundoi në Korrik, duke marrë nxitje nga shpenzimet e mëdha të konsumit, që erdhën prej kampionatit botëror dhe motit të ngrohtë.
Produkti i Brendshëm Bruto në periudhën Maj- Korrik, u rrit me 0.6%, duke marrë nxitje nga 0.4% që u regjistrua në tremujorin e dytë.
Të dhënat pritet të mbështesin Bankën e Anglisë, që ka nisur ciklin tkurrës monetar. Ekonomia britanike është ngadalësuar që prej Qershorit 2016, ku u zhvillua referendumi për Brexit.
Rritja vjetore e Produktit të Brendshëm Bruto ka rënë nga vendi i parë i Grupit të 7 vendeve më të pasura të botës dhe ka zënë renditjet nga fundi, së bashku me Italinë dhe Japoninë.
Sipas të dhënave, rritja e PBB vetëm për Korrikun arriti në 1.6% me bazë vjetore dhe me 0.3% nga muaji Qershor. Sipas zyrës së Statistikave në Londër, shërbimet patën rritjen më të fortë, ndërkohë që konsumi mori nxitje nga moti i ngrohtë dhe kampionati botëror.
Sipas të dhënave, ndërtimi pati gjithashtu një rimëkëmbje, pas nisjes së ngadaltë të vitit. Sektori i shërbimeve pati rritje me 0.6% gjatë periudhës, ndërsa ndërtimi me 3.3%.
Prodhimi industrial u tkurr me 0.5%, prej rënieve në manifakturë, nxjerrjes së naftës dhe gazit si dhe gjenerimit të energjisë elektrike. Deficiti tregtar i mallrave dhe shërbimeve ra në nivelin më të ulët të këtij viti, në 111 milionë paund për muajin Korrik.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.