Elona Çelaj: ”Komanitë e sigurimit, do të përballen me një ndryshim të kuotimit kundrejt kompanive financiare
Për të diskutuar rreth grabitjes që ndodhi në aeroportin e Rinasit, e ftuar në panel, të enjten në mbrëmje, në ‘Argument’ ishte Elona Çelaj nga Atlantik Insurance. Sipas saj kjo ngjarje nuk prek vetëm imazhin e Shqipërisë por dhe atë ekonomike.
‘’Në rastin e parave kesh, kompanitë e sigurive risigurojnë vlerën monetare. Përvec kësaj, komanitë e sigurimit do të përballen me një ndryshim të kuotimit kundrejt kompanive financiare, pra primet do të rriten. Pavarësisht se kush është kompania përgjegjëse për këtë ngjarje, të gjithë do preken nga ky kuotim!– thekson Çelaj.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.