Embargoja e importit të mishit – Alban Zusi takon ambasadorin e Brazilit në Tiranë
Pas shqetësimit të ngritur nga disa prej anëtarëve të Albanian Food Industri për bllokimin e importit të mishit nga Brazili, Alban Zusi drejtor ekzekutiv i AFI zhvilloi një takim me ambasadorin e Republikës së Brazilit në Shqipëri Jorge Ramor dhe këshilltaren Carmen Collor.
Nga ana e Ambasadorit dhe Këshilltares u vlerësua interesi i AFI-t në këtë çështje dhe u pranua që pas letrave të AFI-t drejtuar Ambasadës Braziliane, këta të fundit ishin vënë në lëvizje dhe kishin kuptuar se embargo e mishit për Shqipërinë ishte një gabim.
Sipas ambasadorit për këtë shqetësimin adresuar nga AFI, ishte kontaktuar Ministria e Punëve të Jashtme Braziliane, që të njoftonte Ministrin e Bujqësisë në Brazil për heqjen e embargos me Shqipërinë dhe të lejonin autoritet të lëshojnë certifikatat veterinare, për eksportet drejt Shqipërisë.
“Ky është një proces drejt përfundimit dhe këtë javë do kemi njoftimin e heqjes së embargos”, u shpreh ambasadori Jorge Ramor gjatë takimit.
Ambasada Braziliane premtoi që të njoftojë menjëherë sapo embargo të hiqet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.