Euro “fundos” fasonët – Zekja: Të merren masa, preken vendet e punës
Luhatjet e kursit të këmbimit dhe rënia në nivele historike e monedhës së përbashkët europiane ka shkaktuar goditjen e radhës për industrinë me mall porositësi. Në një intervistë për SCAN, përfaqësuesi i biznesit fason, Florian Zekja, kërkon ndihmë nga qeveria në mënyrë që të kapërcejë këtë situatë, e cila po bëhet e përsëritur.
Ndërkohë që pasojat do të shtrihen në disa nivele, për shkak të humbjes që po i shkaktohet këtij biznesi.
Vitin e kaluar, rënia e euros dha goditje në një serë sektorësh të cilët importojnë apo eksportojnë, si dhe shkaktoi gropë edhe në buxhetin e shtetit.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.