Eurozona rritet me 0.4% – Rritja e investimeve nga bizneset kompenson tregtinë negative
Ekonomia e Eurozonës u rrit me 0.4% në tremujorin e dytë, sipas agjencisë së Statistikave të Bashkimit Europian, ndërkohë që investimet e bizneseve kompensuan ndikimin negativ nga tregtia neto.
Eurostat konfirmoi vlerësimin fillestar të ekonomisë së 19 vendeve që ndajnë euron dhe rriti normën me bazë vjetore në 2.1% nga 2.2% që ishte më parë. Formimi bruto i kapitalit fiks u rrit me 1.2% gjatë tremujorit të dytë, duke kontribuar me 0.3% në rritjen e Produktit te Brendshëm Bruto.
Ndryshimet në inventarë, shpenzimet konsumatorë dhe ato qeveritare, kontribuuan secila me 0.1%. Ndërkohë, eksportet u rritën me 0.6% dhe importet me 1.1% gjatë tremujorit, duke i hequr rritjes ekonomike 0.2%.
Tregtia neto ishte gjithashtu negative në tremujorin e parë. Ndër vendet e Eurozonës, rritja ekonomike më e fortë u regjistrua në Maltë, Estoni dhe Sllovaki, me 1.9%, 1.4% dhe 1.1% në mënyrë respektive.
Rritja më e dobët e PBB u regjistrua në Francë, Greqi dhe Itali, me 0.2% secila. Gjermania, ekonomia më e madhe e Europës, u rrit me 0.5% në tremujorin e dytë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.