Fatos Çoçoli në ‘Argument’: Kam rezerva për cilësimet e progres-raportit
I ftuar në ‘Argument’ për të folur rreth progres-raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, gazetari Fatos Çoçoli, është shprehur se në qendër të këtij dokumenti është gjithmonë progresi, ndryshe do quhej regres-raporti dhe jo progres-raporti. Në dokument mbizotëronte togfjalëshi “progres i moderuar”, çka do të thotë se progres ka pasur, po ka qenë i papërfillshëm. “Dokumenti flet në gjuhë diplomatike”, ka thënë Fatosi. Në mbyllje Fatosi ka thënë se ai është i rezervuar, specifikisht për fushën e ekonomisë dhe cilësimeve të progres-raportit. SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.