Faturat e energjisë/ Johnson: Rregulloni izolimin për të përballuar koston e ngrohjes!
Izolimi më i mirë mund t’i kursejë familjeve në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 500 paund në vit në faturat e energjisë, sipas një grupi organizatash biznesi dhe bamirësie. Grupi i Infrastrukturës për Efiçiencën e Energjisë i bën thirrje kryeministrit që të ketë prioritet kursimin e energjisë përmes përmirësimeve të shtëpive. Kjo mund t’i kursejë Mbretërisë së Bashkuar 7.8 miliardë paund në vit, thotë grupi.
Qeveria është nën presion politik për të ndërmarrë veprime lidhur me ngritje të faturave të gazit. Familjet kanë parë rritje të faturave të energjisë muajt e fundit dhe rritje të mëtejshme do të hyjnë në fuqi në prill, kur kufiri i çmimit të energjisë do të rritet për të marrë parasysh çmimet më të larta të shitjes me shumicë të gazit.
Qeveria po eksploron mënyra për të mbështetur ata me të ardhura të ulëta të cilët do të luftojnë për të përballuar kosto më të larta të ngrohjes. Por EEIG, e cila përfshin CBI, Kingfisher, Energy Savings Trust dhe grupin e gjelbër WWF, thotë se kjo dhe administratat e mëparshme janë pjesërisht fajtorë për faturat më të larta sepse nuk arritën të sigurojnë që shtëpitë e Britanisë të jenë të izoluara në mënyrë adekuate.
Në manifeston e tij, Boris Johnson premtoi 9 miliardë paund për efiçencën e energjisë deri në vitin 2030. Rreth 6 miliardë paund u ndanë për t’u shpenzuar në këtë parlament, por EEIG thotë se paratë që nuk ndahen janë një premtim i thyer. EEIG po kërkon gjithashtu një skemë të re granti ose subvencioni prej 3.6 miliardë paund për të ndihmuar të gjitha familjet, përfshirë pronarët privatë, të izolojnë shtëpitë e tyre. BBC
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.