Faturat e energjisë – Raporti: Mbi 65% e familjeve kanë vështirësi me pagesat
Mbi 65 % e familjeve shqiptare, me të ardhura mujore deri në 50 mijë lekë kanë vështirësi në pagesën e faturës së energjisë elektrike”. Në këtë përfundim ka arritur një raport mbi varfërinë energjetike, i cili jep të dhëna mbi tipologjinë e ndërtesave të vlerësuara, si përdoret energjia në ndërtesat e vlerësuara, raporti kosto e energjisë/të ardhura për përballimin e shërbimeve të domosdoshme minimale jetësore etj.
“Familje të cilat janë 90 mijë lekë do të kenë vështirësinë më të madhe të pagesën e faturës së energjisë elektrike. Kjo përqindje fillon që të ulet por diferenca ndoshta nuk është kaq e theksuar. Kjo ndjehet te familje të cilat kanë të ardhura mesatare mujore mbi 50 mijë lekë të cilët janë shprehur se rreth 34 për qind e tyre kanë vështirësi në pagesën e faturës së energjisë elektrike. Familje të cilat kanë të ardhura mesatare 90 mijë lekë, pothuajse 94% e tyre kryejnë sjellje si mbyllja e dritave, apo ngrohja vetëm me një dhomë, ngrohja më pak e ushqimeve, pra kryejnë veprime që synojnë të ulin kostot e faturës së energjisë elektrike.”
Në studim u përfshinë dhe institucionet arsimore, shëndetësore dhe ato të administratës publike, që sipas raportit shpenzojnë më pak se 1 % të buxhetit të tyre për faturat e energjisë.
“Pothuajse 1% e buxheteve të institucionet e edukimit publik apo administratës publike shkon për koston e faturës, pra mesatare vjetore të energjisë elektrike. Kjo përqindje është pak më e ndjeshme te institucionet e Shëndetit Publik apo dhe te hotelet të cilët kanë përqindjen më të lartë. Kryesisht janë që ngrohin vetëm ambiente të punës së tyre duke evituar ngrohjen për shembull të korridoreve apo ambienteve të tjera të punës.”
Vlerësimi i varfërisë energjetike përfshiu 1954 subjekte, nga të cilët 1539 familje dhe 415 institucione, në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Berat, ndërsa jep dhe një sërë rekomandimesh për institucionet vendore dhe politikat sociale.
“Për nxitjen e praktikave më të mira të investimeve nga pushteti vendor si dhe hartimin e politikave qendrore për rinovimin e ndërtesave aktuale, pasi është thelbësore për kushtet minimale të domosdoshme të një qytetari. Janë problematika të cilat mund të anashkalohen, përballohen në qoftë se nxiten praktika të investimeve.”
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.