Financimet e partive politike – Zguri: KQZ nuk mund të bëj hetime të thelluara. Nuk na lejon ligji
Nisur nga debatet e fundit mbi shpenzimet e forcave politike, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka raportuar në Kuvend se institucioni që ai drejton e ka të pamundur të hetojë financimet e partive. Ndërsa prezantoi para deputetëve Raportin për vitin 2018 Zguri theksoi se paqartësitë ligjore bëjnë të pamundur hetimet e thelluara për financimet, ndërkohë që edhe vetë anëtarët e KQZ janë shprehur me shumicë votash se nuk mund të ngrihen struktura të specializuara për këtë qëllim për shkak të mungesës së kompetencave ligjore.
Në fjalën e tij Zguri solli shembullin e vendeve të ndryshme ku Komisionet Zgjedhore janë të ngarkuara me ligj për të verifikuar e hetuar financimet e partive politike.
Në raport Zguri paraqiti një seri problematikash, që nisnin nga mungesa e transparencës, deri te neglizhimi i partive për të trajnuar komisionerët që cënojnë cilësinë e zgjedhjeve.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.