Financimi i universiteteve – Rama: Mund t’u krijojmë rrugë për të ardhura dytësore
Universitet e vendit pritet të përfitojnë të ardhura dytësore shtesë të konsiderueshme. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të Bibliotekës Dixhitale. Sipas Ramës, ministritë përkatëse të përfhsira në Paktin për Universitetin janë të vendosur për financuar fakultetet. Ndërkohë, ka shtuar më tej se janë përgatitur të gjitha hapat administrativë për heqjen e barrierave dhe universitet mund të krijojnë kompanitë e tyre të konsulencës.
“Një pikë tjetër që ka të bëjë me praktikat mësimore, Ka shumë mundësi që universitetit ne ti krijojmë rrugë për të ardhura dytësore të konsiderueshme. Jemi të vendosur ta bëjmë këtë. Të gjithë ministrat që mbulojnë zona të caktuara të paktit për universitetit janë shumë të vendosur për të financuar në këmbim të marrjes së dijes nga universiteti vetë fakultetet duke financuar, si një mundësi e re në universitet. Kemi përgatitur të gjitha ato hapa administrativë për të hequr të gjitha barrierat dhe universitetet mund të krijojnë kompanitë e tyre të konsulencës, të shërbimeve. Këto kompani mund të jenë lehtësisht fitimprurëse duke pasur akses të privilegjuar falë partneritetit me qeverinë. Ne kemi mundësinë që të financojmë direkt, duke hyrë në gara konsulence ndërkombëtare. Ata qe i marrim janë prapë pedagogët”, u shpreh Rama.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.