Franca imponon kufizime të reja të rrepta udhëtarëve nga këto katër shtete
Franca po vendos kufizime të reja hyrëse për udhëtarët nga katër vende të goditura keq nga COVID-19 në një përpjekje për të frenuar përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit.
Qeveria njoftoi të Shtunën se të ardhurit e rinj nga Argjentina, Kili, Afrika e Jugut dhe Brazili, duhet t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 10-ditore me kontrolle policore për t’u siguruar që ata janë në përputhje me rregulloren.
Vetëm shtetasit francezë dhe familjet e tyre, shtetasit e BE-së dhe të tjerët me një shtëpi të përhershme në Francë do të lejohen të hyjnë nga këto katër vende.
Ata gjithashtu do të duhet të disponojnë ose një test negativ PCR të marrë më pak se 36 orë para fluturimit të tyre, ose si alternativë, një test negativ PCR më pak se 72 orë së bashku me një test negativ antigjeni më pak se 24 orë.
Franca pezulloi të gjitha fluturimet nga Brazili javën e kaluar. Kjo masë është vendosur të hiqet të Shtunën e ardhshme, deri në atë kohë kufizimet e reja, të cilat vlejnë edhe për Guianën Franceze, do të jenë në fuqi.
Në një deklaratë të Shtunën, zyra e kryeministrit francez Jean Castex tha se kufizimet ishin për shkak të “përhapjes së pakontrolluar të virusit në vende të caktuara” dhe “në veçanti të disa varianteve … duke rritur frikën e rrezikut të rritjes së transmetueshmërisë ose rezistencës ndaj vaksinës “. (EN)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.