Gjykata rrëzon presidentin Trump – Jo kushtetues bllokimi i përdoruesve në Twitter
Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka vendosur se bllokimi nga Presidenti Donald Trump i përdoruesve të tjerë në Twitter është jo kushtetues.
Në Korrik të vitit 2017 një grup të drejtash civile paditi Trump në emër të shtatë njerëzve të cilët ai i kishte bllokuar.
Sipas gjykatëses Naome Reice Buchwald, llogaria e presidentit @realDonaldTrump është një “forum publik” dhe kësisoj bllokimi i njerëzve bazuar në fjalimet e tyre politike përbën një këndvështrim diskriminues që shkel Amendamentin e Parë. Ky amendament i ndalon zyrtarët e qeverisë të shkelin fjalën në bazë të këndvështrimeve.
Zbatimi i këtij parimi nga gjykata krijon një precedent dhe do të prekë me shumë gjasa të gjithë zyrtarët publikë që po komunikojnë me shtetasit e tyre përmes rrjeteve sociale.
Një vit më parë, Administrata e Arkivave dhe Regjistrave Kombëtarë këshilloi që mesazhet e Trump në rrjetin social të ruhen, pasi ato janë regjistrime zyrtare që duhen të mbrohen nën Ligjin e Regjistrave Presidencialë.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.