Goditje e pakrahasueshme e tregut të punës – 33 milion të papunë në SHBA / 3.2 milion u shpallën vetëm këtë javë
Numri i amerikanëve që kanë paraqitur kërkesë papunësie në mes të shpërthimit të koronavirusit vazhdoi të rritet javën e kaluar.
Pretendimet e papunësisë në SHBA arritën në 3.2 milion javën e kaluar, tha të enjten Departamenti i Punës. Shifra rrit totalin e shtatë javëve në më shumë se 33 milion të papunë
Megjithatë, është java e pestë në të cilën pretendimet e reja të papunësisë kanë rënë, duke sugjeruar që më e keqja e tronditjes në tregun e punës ka kaluar. Por pretendimet mbeten të ngritura në një nivel që zvogëlon atë të javës më të madhe të humbjeve të vendeve të punës në SHBA – 665,000 – gjatë recesionit të madh të vitit 2008.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.