“Golden Brand” sekuestron 700 mijë mallra false, vlera 10 mln euro. ANSA: Prodhoheshin në Itali ose vinin nga Kina e Shqipëria
Agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton se Guardia di Finanza e Ankonas ka sekuestruar xhupa, xhinse, pantallona, bluza, çanta, skateboard etj të falsifikuara. Në total janë 700 mijë copë mallra të falsifikuara të markave të njohura për një vlerë 10 milion euro që janë bllokuar në kuadër të operacionit “Golden Brand”. ANSA shkruan se ”produktet e markave të njohura prodhoheshin në sektorin e manifakturës në Itali ose importoheshin nga Kina e Shqipëria.
Artikulli origjinal: http://www.ansa.it/marche/notizie/2019/03/21/gdf-700-mila-prodotti-contraffatti_51bb7a37-3ed4-4001-980a-b73766aa2c12.html
SCAN
Lexo edhe:
“Mbysim” Europën me mallra false – BE: Një ndër 4 shtetet e kalimit të tyre drejt unionit
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.