Greqia jep 100 mijë doza AstraZeneca për Shqipërinë – Manastirliu: Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se 100,000 doza të vaksinës AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë.
Sipas njoftimit tashmë janë 1,220,070 vaksina antiCovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë.
“Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, shkruan ministrja.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.