“Hakmarrje familjare” përmes një libri – Motra padit këngëtaren e famshme amerikane për 1.2 milionë dollarë
Mariah Carey është paditur nga motra e saj për 1.2 milionë dollarë, për “shqetësimin e madh emocional” që i ka shkaktuar libri i këngëtares amerikane. Në libër, diva bëri pretendime në lidhje me sjelljen e motrës së saj më të madhe Alison, duke përfshirë faktin që ajo e vuri Mariah – n në rreziqe të ndryshme kur ajo ishte vetëm 12 vjeç.
Alison mohoi pretendimet, duke thënë se Mariah “nuk paraqiti asnjë provë për të mbështetur këto akuza serioze”. Motra e këngëtares së famshme tha se materiali kishte për qëllim ta poshtëronte dhe ta vinte në siklet atë.
Alison po kërkon dëmshpërblim për “poshtërimin publik të pashpirt, të egër, hakmarrës, të përçmuar dhe krejt të panevojshëm”. Kujtimet me titull “Kuptimi i Mariah Carey”, u botuan në shtator. Ankesa ligjore e Alison Carey me dy faqe u paraqit të hënën në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut.
Burimi origjinal: BB
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.