Hapet gara për aksin Milot-Fier – Financimi 1.2 miliard euro, nga privati, Balluku: 115 km për 75 minuta
Autostrada Milot-Fier do të ketë një gjatë prej 115 km, ndërkohë që do të përshkruhet për 75 minuta. Qeveria ka hapur garën e partneritetit publik-privat për këtë vepër madhore infrastrukturore, me një vlerë investim prej rreth 1.2 mld euro, ndërkohë që shteti do të garantojë 10% të saj. Financimi parashikohet të kryhet nga kompania private, që do të fitojë garën ndërkohë që kalimi në këtë aks do të jetë me pagesë, ndonëse do të ketë rrugë alternative, pa pagesë. Gjatë prezantimit të garës, ministrja Belinda Balluku tha se brenda këtij viti parashikohet të lidhet kontrata.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se ndërtimi i kësaj rrugë prek shumë sektorë të ekonomisë, ndërkohë që numri i të punësuarve parashikohet të arrijë në 22 mijë.
Sipas kryeminsitrit, Edi Rama ndërtimi i këtij aksi do të ndikojë ndjeshëm dhe në uljen e numrit të vdekjeve të shkaktuar nga aksidentet rrugore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.