Kuvendi kritikon prokurorinë – Nuk është hetuar korrupsioni, paratë e pista, mungojnë sekuestrimet e pasurive të krimit
Në raportin përfundimtar të Kuvendit për punën e Prokurorisë për vitin 2019 dhe rekomandimet për vitin 2020, Kuvendi kërkon rritje të hetimeve për pasuritë e krimit e korrupsionit, duke nënvizuar nivelet e ulëta të ndjekjeve penale e dërgimit në gjykata të rasteve të pastrimit të parave.
Kuvendi vëren se gjatë vitit 2019. Për vitin 2019 janë dërguar për gjykim vetëm 146 procedime penale për veprën e korrupsionit, ndërkohë që vijon të mbetet i ulët roli I prokurorisë për sa u përket hetimeve proaktive ose hetimeve të filluara kryesisht për veprat penale të korrupsionit, duke përfshirë këtu edhe numrin e rasteve të përdorimit të metodave speciale të hetimit, të cilat zënë vetëm 12.7% të numrit total të çështjeve të filluara.
Lidhur me asetet e sekuestruara apo konfiskuara, vijon Kuvendi, rezulton se raporti i kërkesave për sekuestrim/konfiskim vijon të mos jetë në nivelet e kërkuara në raport me numrin e procedimeve penale të regjistruara për veprat penale të korrupsionit.
Ndërkaq, Rezulton një rënie e numrit të çështjeve për veprat penale në fushën e pastrimit të parave (rreth 10.8% më pak) krahasuar me të dhënat e vitit 2018, pavarësisht rekomandimit për shtimin e numrit të
hetimeve sistematike pasurore dhe rritjes së cilësisë së këtyre hetimeve. Ndërsa, në total, numri I çështjeve të regjistruara (kryesisht dhe me referim) për veprat penale të pastrimit të parave është 236 çështje, me një numër total prej 28 personash nën hetim nga të cilët vetëm 13 prej tyre janë marrë si të pandehur.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.