HEC-et Lusen 1,2,3 – AKBN propozon pezullimin e punimeve
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka propozuar në MIE pezullimin e punimeve të HEC-eve Lusen 1,2,3. Propozimi nga ana e AKBN erdhi si përgjigje ndaj banorëve të fshatit.
Sipas njoftimit të AKBN, në datën 20.03.2019, një grup pune i Drejtorisë së Monitorimit të Hidrocentraleve ka zhvilluar takimin me banorët e fshatit Lusen të njësisë Administrative Bashkia Kukës lidhur me ankesat e tyre. Ankesat, të bëra publike edhe në media ishin lidhur me ndërtimin e HEC–eve Lusen 1,2,3.
Grupi i punës, sipas AKBN ka verifikuar punimet e kryera nga shoqëria “Eurobiznes” sh.p.k e cila është edhe shoqëria përgjegjëse mbajtëse e miratimit.
Drejtoria e Monitorimit të HEC–eve, pas kthimit nga terreni ka informuar zyrtarisht MIE–n mbi situatën duke propozuar edhe pezullimin e punimeve për ndërtimin e këtyre HEC–eve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.