Hotelet me 5 yje, “bum” kërkesash, Klosi: 15 kompani të gatshme, turizmi vuan për shërbim
Rreth 15 kompani janë të gatshme të investojnë në fushën e hotelerisë me 5 yje në zonat turistike në vendin tonë ndërsa qeveria ka vënë si objektiv që brenda disa viteve të arrihet shifra e 10 milion turistëve në vend.
Por për të arritur në këtë nivel, buxheti i vënë në dispozicion për turizmin nuk është i mjaftueshëm.
Por ndërkohë që flitet për investime dhe rritje të numrit të turistëve, Ministri Blendi Klosi pranoi përballë deputetëve të Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese se problem kryesor i këtij sektori është shërbimi dhe cilësia. Për këtë duhen njerëz të kualifikuar.
Gjatë prezantimit të buxhetit, Klosi u ndal dhe në fushën e mjedisit, ku bëri me dije se aktualisht janë 198 venddepozitime mbetjesh ilegale që pa bashkëpunimin e pushtetit vendor nuk mund të arrihet që vendi të jetë më i pastër, ndërsa ka kërkuar më shumë fond për mbjelljen e pemëve.
Buxheti për vitin 2019 i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit është rreth 2.6 miliardë lekë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.